12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Pas 21 vjetësh, Putin tregon pse rusët pushtuan aeroportin e Prishtinës dhe çfarë roli kishte personalisht

Rekomandime

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ka qenë pjesë e vendimmarrjes kur forcat ruse kishin pushtuar Aeroportin e Prishtinës pas hyrjes së forcave të NATO’s në Kosovë.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur më 12 qershor 1999 kur forcat ruse kishin hyrë të parat në Aeroport dhe kishin refuzuar të largoheshin pavarësisht ndërhyrjes së forcave të NATO’s.

- Advertisement -

Putin thotë se kishte dhënë mendimin e tij për këtë ndërhyrje duke thënë se mund ta pushtojnë aeroportin e Prishtinës nëse një veprim i tillë është i përshtatshëm.

“Kjo është ajo që unë i thashë: Nëse mendon se është e përshtatshme, bëje atë”, shtoi Putin, shkruan B92.

” Unë kam qenë atëherë sekretari i Këshillit të Sigurisë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, atëherë gjenerali Anatoly Kvashnin, u afrua tek unë dhe më tha që ekzistonte një ide për të pushtuar këtë aeroport. Kur e pyeten – Pse? ” “Ishte e qartë se ne do të duhet të largohemi prej atje një ditë, por do të kemi diçka për të negociuar”, ka thënë Putin për televizionin Rusia 1.

- Advertisement -

Forcat ruse të vendosura në Bosnje ishin nisur në drejtim të Kosovës në mëngjesin e 12 qershorit dhe kishin arritur ta merrnin nën mbikëqyrje aeroportin e Prishtinës. Kundër kishte qenë NATO dhe udhëheqësit e Aleancës Veri Atlantike por s’kishte pasur rezistencë.

Udhëheqësi i NATO’s, amerikani Ëesli Clark, kishte dhënë urdhër të pengoheshin forcat ruse, por se i njëjti urdhër nuk ishte zbatuar nga udhëheqësi i forcave të KFOR’it në Shkup Mike Jackson, i cili kishte thënë se s’është i gatshëm të nisë një Luftë të Tretë Botërore.

- Advertisement -

Më 17 qershor 2001, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kishte vizituar trupat ruse në aeroportin e Prishtinës.

Forcat ruse ishin larguar nga Kosova më 2 korrik të vitit 2003 pasi kishin shkaktuar disa skandale dhe dhunime në vendet ku kishin shërbyer, kryesisht nëpër enklava serbe.

Kosova ka shënuar më 12 qershor ditën e çlirimit nga Serbia, e cila ka vrarë më shumë se 10 mijë persona, ka dhunuar më shumë se 20 mijë gra e burra, ka vrarë më shumë se 1 mijë fëmijë dhe ka deportuar nga Kosova më shumë se një milion shqiptarë. Shteti i dytë i shqiptarëve në Ballkan është shpallur i pavarur më 17 Shkurt 2008.

Rusia i ka dhënë gjithmonë përkrahje Serbisë derisa ka luftuar dhe penguar Kosovën në secilin hap që ka bërë ne fushën ndërkombëtare duke mos lejuar as anëtarësimin në organizata ndërkombëtare përfshirë OKB’në.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit