Serbia po vazhdon bashkëpunimin tregtar edhe në nivel ushtarakë me Turqinë.
Shteti serb, ka shkuar në Turqi për të biseduar që të blejnë disa sistemeve të dronëve të tipit “Barjaktar”.
“Barjaktar” është një sistem i prodhimit turk që ka provuar të jetë jashtëzakonisht efikas në Siri, Irak, Libi, por edhe së fundi në Nagorni-Karabaku.
E pas kësaj, ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari.
Miftari i cili njihet edhe si ekspert ushtarak, thotë se, Izraeli mund të jetë kundër përgjigja e Kosovës për Serbinë.
Sipas tij, droni ushtarak i Izraelit mund të jetë kundër përgjigje adekuate kundër atyre serbe.
Postimi i plotë:
Miku i mirë në kohë të vështirë Izraeli, kundër përgjigjja ndaj vëllezërve të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit tandemit Vuçiq – Erdogan.!
Nëse Kosova kërkon kundër përgjigje ushtarake kundër dronëve Serbo-Turk dhe Kinez ky tip Izraelit bën dallimin droni ushtarak Heron TP-Drohnen aus Izraeli është kundër përgjigje adekuate kundër makinerisë ushtarake Serbe.!