7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pas bisedës me Zelenskyn, Biden paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë

Rekomandime

Presidenti i SHBA Joe Biden ka biseduar të premten me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

- Advertisement -

Biden ka siguruar Zelenskyn se SHBA do të vijojë të jetë në krah të popullit ukrainas që po lufton për liri përballë agresorit rus.

“Unë i thashë atij, siç i kam thënë çdo herë që kemi folur, se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me popullin e Ukrainës dhe ndërsa ata luftojnë me guxim për të mbrojtur vendin e tyre, dhe ata po e bëjnë këtë,” tha ai në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas Biden ndërsa Putini vazhdon sulmin e tij të pamëshirshëm, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët vazhdojnë të punojnë në hap për të rritur presionet ekonomike ndaj Putinit dhe për të izoluar më tej Rusinë në skenën globale.

- Advertisement -

“Sot, së bashku me aleatët e tjerë të NATO-s dhe G7, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar, si dhe Bashkimi Evropian, ne do të shpallim së bashku disa hapa të rinj për të shtrënguar [presidentin rus] Putin dhe për ta mbajtur atë edhe më përgjegjës për agresionin e tij kundër Ukrainës”. tha Biden.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit