1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Pas fitores Kurti flet gjatë për FAZ: Jemi një komb me dy shtete, ja raporti im me ambasadorët

Rekomandime

Albin Kurti është fituesi i zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Në një intervistë për F.A.Z, që e përkthen ekskluzivisht në shqip Foldrejt, Kurti flet mbi korrupcionin, rolin e Kosovës në botë, gjuajtjen me gazinlotsjellës dhe dashurinë e tij për flamurin Kombëtar.

 

- Advertisement -

F.A.Z.: Zoti Kurti, në Kosovë nuk mund të merret vendim i rëndësishëm politik pa aprovimin e Amerikës. Ish ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, ashtu si diplomatët tjerë të Uashingtonit, ju kanë shmangur qoftë edhe për të biseduar. A keni raporte më të mira me ambasadorin e tanishëm amerikan Philip Kosnett?

Albin Kurti: Ambasadorin Dell e kam takuar vetëm njëherë, por ne kishim një mospajtim në lidhje me Bechtel-Enka që ndërtoi autostradën nga Prishtina në Tiranë treherë më shtrenjtë sesa çmimi i tregut. Atëkohë ai u angazhua shumë për ndërtimin e autostradës, kurse sot punon për këtë firmë në Afrikë. Ambasadorin Kosnett e kam takuar treherë.

A i shihni amerikanët me më pak kritika se më parë?

- Advertisement -

Kurti: Ka ndryshuar koha, që kur ambasadori Dell është larguar prej Kosovës në 2012. Ambasadori Kosnett është mjaft kundër korrupcionit dhe nepotizmit si dhe pro ndërtimin e shtetit ligjor. Kjo është konform prioriteteve të Vetëvendosjes.


Ambasadorët amerikanë në Prishtinë kanë qenë faktori nxitës për krijimin e qeverive kosovare në të kaluarën….

- Advertisement -

Kështu ishte, por tani politikanët tanë qeverisës treguan se ata janë të gatshëm të shkatërrojnë edhe raportet e mira mes Kosovës dhe SHBA-së, vetëm e vetëm që të shpëtojnë politikën e tyre korruptive. Kur bëhet fjalë për paratë dhe pasurinë e tyre, ata janë të padëgjueshëm edhe ndaj amerikanëve. Çfarë çudie…

Ju keni pasur kritika ndaj kryeministrit të tërhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj, por sëpaku në një çështje e mbështesni, pikërisht kur bëhet fjalë për tarifat ndaj produkteve serbe. 


Në fakt unë nuk jam për tërheqjen e këtyre tarifave, por unë kam një politikë të reciprocitetit. Serbia nuk pranon numrin tonë të prodhimeve ose mbishkrimin “Made in Kosova”. Kjo është absurde – dhe përderisa prodhimet tona nuk lejohet të shkojnë në Serbi, atëherë edhe prodhimet serbe nuk duhet të lejohen të shiten në Kosovë. Gjithsesi vendosja e tarifës ndaj produkteve serbe ka pasur një prapavijë tjetër, që absolutisht nuk kishte të bëjë me ekonominë. Ata u vendosën për të parandaluar idenë e papreçedentë të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës.

Ju e paraqitni Kosovën si një “shtet të kapur” nga ish udhëheqësit e UÇK-së, presidenti Hashim Thaçi, si dhe ish kryeministrin Ramush Haradinaj. Ju keni premtuar që ta çlironi vendin nga kjo kapje. Si mund ta arrini këtë?

Prokuroria, policia, thuajse e gjithë drejtësia dhe shërbimi sekret si dhe disa biznese janë pjesë e kësaj kapje. Unë kam vullnetin, për të luftuar korrupcionin dhe krimin e organizuar në instancat më të larta, dhe unë kam vullnetin, që ta thyej monopolin e oligarkëve në Kosovë. Për të pasur sukses në këtë, duhet ama të kemi mbështetje të komunitetit.

Nëse do jeni kryeministër, deri në 2021, atëherë kur i mbaron mandati, duhet të merreni me presidentin Hashim Thaçi. Por ju e akuzoni atë si përgjegjësin kryesor për kapjen e shtetit kosovar. Kjo duhet të jetë një marrëdhënie e rëndë.

Normalisht që nuk do jetë e lehtë. Më mirë do ishte, sikur zoti Thaçi të tërhiqej nga presidenca dhe politika. Ky president e ka shkatërruar shtetin tonë përmes bisedimeve mbi shkëmbimin e territoreve. Pas çlirimit nga Serbia në 1999 dhe shpalljes së pavarësisë në 2008, tani kemi festën e tretë, ku politikanët te korruptuar si Thaçi duhet të largohen nga skena politike e vendit.

Shumë kosovarë flasin për një sistem arsimor të çaluar. Çfarë ofroni ju?

Ne duam një sistem dual arsimor, ku planprogramet tona të jenë konform ndaj kërkesave të tregut ekonomik, ashtu si në Gjermani dhe në Zvicër.

Në planprogramin e 2010 të Vetëvendosjes, mes tjerash ishte edhe ndryshimi i flamurint të Kosovës dhe zëvendësimit të saj me flamurin e Shqipërisë. A vlen akoma ky qëllim?

Ne jemi që këto ndryshime të mos ndodhin pa referendum. Por ama unë e kam pranuar flamurin e Kosovës, si Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlament. Gjithsesi, ne si Lëvizje duam ta mbajmë pranë edhe flamurin kombëtar të shqiptarëve. Një ditë ne duhet mbase të hapim një debat për ndryshimin e flamurit – por në fakt ky nuk është prioriteti im. Si fillim ne duhet të çlirojmë shtetin tonë të kapur.

Duket që përfaqësuesja e Kosovës e ka popullarizuar më shumë flamurin e Kosovës…

Kjo është e vërtetë, dhe veriu i Kosovës është gjithashtu pjesë e vendit tonë (në këtë flamur) – çfarë është pozitive. Pasi presidenti jonë kërkoi ta dhuroj veriun e vendit. Unë e dua shtetin e Kosovës, por gjuha jonë, kultura dhe historia janë shqiptare, çfarë do të thotë, që ne jemi një komb me dy shtete.

Kushtetuta jonë e ndalon bashkimin me ndonjë shtet tjetër. Kjo është në kundërshtim me një kushtetutë të një shteti sovran. Ne me kënaqesi do kërkonim një të drejtë mbi këtë referendum, por ama ne nuk jemi të gatshëm të fillojmë një luftë ballkanike për shkak të kësaj. Ne duam ta arrijmë atë përmes rrugëve paqësore, demokratike dhe kushtetuese.

Në programin e hershëm të Vetëvendosjes ju nuk mbështetnit përfaqësueset e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, duke dashur që ata të garojnë për Shqipërinë dhe që të fuqizohet Kombëtarja. Kjo tashmë duket e vjetëruar pas sukseseve të Kosovës në futboll…

Ku sukses tani është fakt, është e vërtetë.

(…pasi Albin Kurti tregon se gazilotsjellës në gusht 2015 ka qenë i padëshiruar por mundësia e vetme në situatën e atëhershme, ai sqaron se kjo tashmë është e kaluar. Ai flet edhe për një Vetting si në Shqipëri, por bile më konsekuent. “Nëse unë bëhem kryeministër, ju premtoj se personi kryesor i Kosovës do jetë Prokurori i Përgjithshëm,” thotë Kurti, përcjell foldrejt.com.)

Shtetet si Franca, Hollanda, por pak edhe Gjermania, mendojnë se Kosova nuk ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave. Në lidhje me këtë Kurti thekson se mosliberalizimi i vizave vetëm se dëmton “popullin e Kosovës” dhe jo elitën e saj të korruptuar politike.

“Por unë nuk jam i gatshëm të bëj pazare për liberalizimin e vizave me kushtin për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbë,” vijon më tej Kurti.

A është korrekt kur Vetëvendosja paraqitet si parti “nacionaliste e majtë”?

Nuk mendoj. Ne jemi një parti socialdemokrate. Kur bëhet fjalë për gjetjen e patriotizmit, atëherë më mirë mund të flitet për një patriotizëm antikolonial. Nuk ka të bëjë me nacionalizmin, që shpesh sot e hasim në BE. Bëhet fjalë për barabarësi.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit