0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Pas Ganës edhe kryeministri i Shqipërisë nuk e “njeh” Kosovën

Rekomandime

Skender Kapiti

Edi Rama kurrë nuk ka ditur se ç’është dhe as se ku është Kosova dhe jo më të ketë respekt, përgjegjshmëri dhe ndjesi kombëtare për Kosovën dhe për interesin gjithkombëtar shqiptar, kur ai është vetë problemi më i madh që ka sot Shqipëria.

Ky veprim i tij ,ku ai poston një hartë të Ballkanit ku nuk egziston shteti i Kosovës tashmë e shënon historia si një turp të madh kombëtar të këtij kryeminstri të Shqipërisë dhe që është një provokim i i tij i rëndë i radhës për shqiptarët e Kosovës, për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët; provokim për historinë, për luftën, sakrificat dhe për gjakun e atyre qindra e mira shqiptarëve që bëhet nga një rrënimtar kombëtar që është në krye të Shqipërisë.

- Advertisement -

Pritet që të reagojnë jo vetëm Kosova ,por edhe politika, intelektualët, mediat dhe shoqëria civile në Shqipëri kundër kësaj aventure antikombëtare të bërë nga kryeministri i Shqipërisë.

Pritet reagim nga Shqipëria, pasi nuk merret me mend se cfarë do të kishin reaguar politika, opozita, opnioni serb, kisha dhe mediat në Serbi në rat se Presidenti Serbisë do ta kishte publikuar në face-book një hartë të Shtetit të Kosovës?!

Besoj se në Shqipëri nuk do të kalojë ky skandal si një gjë normale, thjesht kalimtare.

- Advertisement -

Edi Rama-ky antikosovar i madh.

Nuk ishte rastësi ky veprim i tij. Kjo ishte një sjellje ordinere, tipike arrogante në shenjë hakmarrjeje e urrejtjeje patologjike që ai ka për Kosovën. Kjo urrejtje doli edhe haptazi që kur shqiptarëve të Kosovës u vendosi traun dhe gjobën në “Rrugën e Kombit” dhe sidomos pasi si politika ashtu edhe shqiptarët e Kosovës nuk e pranuan por e refuzuan aventurën e tij antikombëtare për ta coptuar e ndarë Kosovën; si dhe e demaskuan edhe tjetrën: planin antishqiptar dhe sidomos antiKosovë të tij për minishengenin e Ballkanit Perendimor, për krijimin e një neojugosllavie.

- Advertisement -

Kyeministri Rama, mospranimi dhe refuzimi që i bëri Kosova të dyja këtyre aventurave ku Rama ishte mëse i gatshëm dhe një ndër promotorët kryesorë pro tyre ai deklaroi se Kosova u “vetpërjashjtua” , dhe duke paragjykuar me arrogancë pas 8 ditësh publikoi një hartë ku Kosova pëqfshihej brënda Serbisë.

Pra ky nuk është as gabim dhe as neglizhencë, por është veprim i papërgjegjshëm , arrogant dhe thellësisht tradhëtie dhe anti-Kosovë. Si ka mundësi që kjo hartë që e publikoi kryeministri i Shqipërisë me 19 Nëntor 2019 e përfshin Kosovën në Serbi , njëlloj si harta e minishengenit të paraqitur nga qeveria serbe dhe mediat në Serbi, dhe kjo hartë del prej tij edhe sapo shteti i Ganës tërhoqi njohjen për Pavarësinë e Kosovën dhe që për Serbinë përbën një sukses të diplomacisë së saj, kurse kryeministri i Shqipërisë ekspozon në një reklamë propagandistike qeveritare një hartë ku Kosovën e përfshin atë në Shtetin serb?!

Ky skanadal i kryeministrit të Shqipërisë erdhi edhe si reagim 2 ditë më vonë ndaj asaj proteste në stadium në Tiranë me 17 Nëntor 2019, kur zhvillohej ndeshja Shqipëri-Francë dhe shqiptarët protestonin “Rama ik” dhe ”Larg duar nga Kosova”. Do të ishte mëse e mjaftueshme vetëm duke u informuar dhe duke e parë këtë hartë që e poston Kryeministri i Shqipërisë me dt. 19 Nëntor 2019 , ku në të Kosova si shtet nuk ekziston, por është përfshirë brënda Serbisë.

Dhe kjo hartë është ashtu sikurse ajo që Serbia e paraqiti edhe për minishengenin e Ballkanit Perendimor pas takimit Rama-Vuçiç-Zaev në Ohër ku Kosova perfshihej brënda Serbisë. A mos vallë Edi Rama e ka tërhequr njohjen e Kosovës ashtu sikurse veproi para disa ditësh edhe Gana??!! Pra nuk e di se çfarë duhet të bëjë tjetër një antikosovar kaq i madh si kryeministri i Shqipërisë?

Por nuk e di se çfarë p.sh. mund të thotë akademiku ramafil Rexhep Qosja, miku i tij Hashim Thaçi kur ta shikojnë këtë foto dhe këtë hartë?! Por ndoshta mos është edhe ky një “ilaç” kurimi apo urim shërimi per Vuçiçin e Serbisë pas daljes së tij nga spitali?

Nuk e di se si ndjehen deputetët socialistë, ministrat e Rilindjes, opinioni kombëtar gjithshqiptar, por edhe SHBA, Britania, Gjermania dhe të gjitha ato shtete që e kanë njohur shtetin e Kosovës , kur kryeministri i Shqipërisë nxjer një hartë ku Kosova është nën Serbi, pra që do të thotë mosnjohje e Shtetit të Kosovës nga ana e tij.

Deri këtu arrin urrejtja dhe kosovarofobia e tij kaq hapur dhe kaq guximshëm. Edhe sikur, sikur, sikur ta zëmë se e ka postuar “gabimisht” këtë hartë, kjo tregon se në çfarë derexheje ka rënë Shqipëria kur ka si kryeministër një kryeministër të tillë injorant, të papërqëndruar dhe krejtësisht të papërgjegjshëm para kombit. Ai si Partinë Socialiste, si pushtetin dhe si shtetin i ka për hobi dhe për të plotësuar tekat e tij personale.

Por është kjo, që, në kryeministrinë e drejtuar prej tij nuk njihet Shtetësia e Kosovës me kufijt e vet si shtet i pavarur. Me 11 Nëntor 2019 e shkrova dhe u botua një shkrim i imi te gazeta “Kosova Sot” me titull: “A e njeh Edi Rama Shtetin e Kosovës”.

Dhe pas një jave vertetohet ai shkrim, se ai nuk e “njeh” Shtetin e Kosovës duke botuar një hartë prej tij ku Kosova është brënda shtetit serb.Çfarë do të thotë kjo?! Nuk është gabim dhe as neglizhencë ,por është pikërisht ajo çfarë ishte plani i coptimit të Kosovës i treshes Vuçiç-Rama-Thaçi, pra Kosova pa këta kufij që ka sot, dhe më pas vjen edhe tjetra “minishengeni” Vuçiç-Rama-Zaev me Kosovën nën Serbi, pasi edhe kryeministria dhe mediat serbe e paraqitën hartën e “minshengenit” me Kosovën nën Serbi, pra njëtjë me hartën e Kryeministrit të Shqipërisë së dt. 19 Nëntor 2019 . Ky akt i Edi Ramës u jep të drejtë të gjithë shqiptarëve si të Shqipërisë, Kosovës e kudo në trojet shqiptare dhe diasporë që kërkojnë largimin e tij urgjent nga pushteti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit