3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Pas kërcënoi me Iuftë Vuçiqi, tanket serbe parakalojnë pak kilometra larg Kosovës

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka marrë pjesë në ceremoninë e prezantimit tankeve T-72MS në Nish në Kazermën “Mija Stanimirović” në Nish.

Mediat serbe bëjnë me dije se në këtë ceremoni janë prezantuar automjetet e blinduara dhe pajisjeve ushtarake që Rusia i dhuroi Serbisë.

- Advertisement -

Në këtë shfaqje janë zbuluar 11 tanke T-72MS dhe 10 automjete të blinduara BRDM-2. Ceremonia është kryesuar nga zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Serbisë dhe Ministri i Mbrojtjes, Dr. Nebojsa Stefanovic dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Gjeneral Milan Mojsilovic.

Gjithashtu i pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe ambasadori rus Alexander Bocan-Kharchenko.

- Advertisement -

Ndërkohë presidenti Vuçiç është njohur nga afër me karakteristikat teknike të tankeve dhe automjeteve të blinduara dhe ishte veçanërisht i interesuar për mendimin e anëtarëve të njësisë së blinduar të Ushtrisë Serbe.

Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë kërcënoi se nëse ndasitë me Kosovën nuk do të zgjidhen me dialog dhe kompromis, dy fqinjët i pret një konflikt i mundshëm, si ai për autonominë e Nagorno-Karabakut./abcnews.al

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit