9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mori kërcënime, por Kamberi thotë se nuk frikësohet që jeton në shtetin që u përfshi në vr asjen e kryeministrit të vet

Rekomandime

Fjalimi, që konsiderohet prej më të fuqishmëve në Kuvendet e shteteve ballkanike, ka autor Shaip Kamberin.

Në seancën e fundit në Kuvendin e Serbisë, ai vendosi një flamur kuq e zi para vetës. Tregon se ai ka një kauzë para vetës, që dëshiron ta arrijë përmes Kuvendit serb.

- Advertisement -

Kamberi thotë se nuk është naiv të mendojë se Serbia do të ndryshojë me Vuciqin në krye, por ai do ta vazhdojë misionin e tij.

Kamberi në një intervistë për Express ka thënë se pas këtij fjalimi ka pasur edhe mesazhe kërcënuese, por se mesazhet mbështetëse që ka marrë nga qytetarët e nacionalitetit serb kanë qenë të mëdha.

Nuk i kam konsideruar serioze mesazhet kërcënuese.

- Advertisement -

Por më shumë më kanë bërë përshtypje mesazhet mbështetëse që kam marrë nga qytetarët e nacionalitetit serb, të cilët dëshmojnë se ndryshe nga pushteti, shoqëria serbe nuk është homogjene dhe ekziston një potencial demokratik që e dëshiron një Serbi tjetër nga ajo që përfaqëson pushteti i sotëm”, është shprehur ai në këtë intervistë.

I pyetur se a ka frikë se mund të ketë ndonjë sulm apo atentat ndaj tij, Kamberi ka thënë se nuk frikësohet edhe pse jeton në shtetin që u përfshi në vr.asjen e kryeministrit të vet.

- Advertisement -

Nuk frikësohem, sado që jetoj dhe veproj në një shtet që nuk e respekton ende institucionalisht dhe nuk e vlerëson ende shoqërisht, ish-kryeministrin e saj, të vr.arë në një atentat me përfshirjen e strukturave shtetërore, pak pasi pati deklaruar se “çdo shtet ka ma.fian e tij, e në Serbi mafia ka shtetin e saj”, është shprehur ai ndër të tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit