8.9 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

14 vjeçarja nga Gjakova që u dhunua nga fqinji ishte e fejuar: Flasin familjarët dhe partneri i saj

Rekomandime

Kaloi një natë e tek të nesërmen prindërit e kuptuan se ku e kanë të bijën 14 vjeçare, ajo dyshohet se u dhunua nga fqinji i saj. Familjarët thotë se viktima po detyrohet të pranojë se një gjë të tillë e bëri me dëshirë, ndërsa i fejuari qëndroi me të deri atë natë, transmeton Gazeta Metro.

Një familje nga Gjakova, po dyshon se e mitura është rrëmbyer nga një fqinj i tyre 19 vjeçar, e më pas është abuzuar seksualisht.

“Vajzën e kanë detyru me thanë se e ka bo me dëshirë. Më kanë qitë problem me familjen e të fejuarit”, ka thënë familjari i viktimës.

- Advertisement -

Ndërsa, i fejuari thotë se u shokua nga kjo gjë që i ndodhi.

“Shumë mirë kemi kalu. Nuk kemi pas probleme mes veti, kemi dal. Natën e fundit kur e kam marrë, e kam pru apet, mas një kohe më thirri baba i vet tha mos e ke marrë ti”, thotë i fejuari i saj.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, teksa thonë se ka shenja të dhunës.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit