8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kaqusha Jashari akuzon AAK’në për dështimin e PSD’së: Ka pasur montime mes deputetëve

Rekomandime

Kaqusha Jashari e cila është edhe themeluese e Partisë Socialdemokrate, është befasuar me rezultatet 6 tetorit, ajo dyshon për montim brenda listës zgjedhore, ndërsa rreth deklaratës e Haradinajt për shkrirjen e PSD’së në partinë e tij, ajo thotë se kjo nuk do të ndodhë.

- Advertisement -

Themeluesja e Partisë Socialdemokrate, Kaqusha Jashari, është shprehur e befasuar me rezultatin e PSD’së, në zgjedhjet e 6 tetorit, duke thënë se ka mundur të ketë pasur montime në mes deputetëve.

“Po me siguri ka shumë shkaqe, mendoj që janë bërë brenda listës së deputetëve, do lëvizje , do montime. Ne si parti me 25 kandidatë e me fitu vetëm një eventualisht me Natyra Kuçin nuk është reale, Partia Socialdemokrate, ka qenë në koalicion me AAK për shumë rasye, por kemi pas edhe njerëz të vyshëm që janë profesionist dhe kanë qenë shumë aktiv në kuvendin e kaluar, prandaj për mua ka qenë befasi mos me mujt me kalu disa deputetë”, ka thënë Jashari për Gazetën Sinjali.

Ajo është shprehet e zhgënjyer me rezultatin zgjedhor, thotë se kjo nuk është në rregull.

- Advertisement -

“Mendoj se këtu ka ndodhur diçka në kuadër të koalicionit, nuk po mendoj mes partive por në kuadër të koalicionit, prandaj jam e zhgënjyer shumë me rezultatin. Nuk kam argument, por dyshoj…Mes delegatëve, nuk mund të them që ka qenë e organizuar përmes komisionerëve ose dikujt, por me siguri deputetët mes vete, nuk e di. Diçka nuk ka qenë në rregull, e di që kjo reale nuk është”, tha Jashari.

Sipas rezultateve të deritanishme nga PSD deputete e Kuvendit të Kosovës ka arritur të bëhet vetëm Natyra Kuçi, 12 ish deputetët e Lëvizjës Vetëvendosje kanë dështuar të hyjnë në Kuvend, madje ata kanë pësuar rëni drastike të votave./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit