1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pas konfirmimit të 129 rasteve të reja, reagon kryeministri Hoti: Po zbatojmë masat nga OBSH-ja

Rekomandime

Pas konfirmimit të 129 rasteve të reja me COVID-19, përmes një postimi në Facebook ka reaguar kryeministri, Avdullah Hoti.

- Advertisement -

Ai ka thënë se shtimi i rasteve është pasojë e mos kujdesimit pas lehtësimit të masave, derisa qeveria në bashkëpunim me IKSHPK është duke zbatu masat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si dhe po ndjekim hapat e vendeve të BE-së për rimëkëmbje ekonomike, transmeton Indeksonline.

Derisa, kreu i qeverisë ka apeluar për respektim të masave.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit:

- Advertisement -

Të dashur qytetarë,

Numri i shtuar i rasteve të konfirmuara sot me #COVID19 është pasojë e mos kujdesit pas lehtësimit të masave të lëvizjes. Qeveria jonë në bashkëpunim me Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës është duke i zbatuar masat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si dhe po ndjekim hapat e vendeve të BE-së për rimëkëmbje ekonomike.

- Advertisement -

Është krejtësisht në pergjegjësinë tonë që të mbrohemi dhe t’i zbatojmë me përpikmëri masat e distancës fizike. Prandaj, sërish ju bëj thirrje që të shtojmë kujdesin për neve dhe familjarët tanë!

● Vendosni maska gjatë gjithë kohës në hapësira publike

● Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të papastërta

● Pastroni dhe dezinfektoni shpesh objektet dhe sipërfaqet e prekura siç janë tavolinat, tastierat, telefonat, parmakët dhe rezat e dyerve

● Mbajeni distancën fizike

● Nuk lejohet më shumë se 1 person në 8 metra katrorë në lokale

● Pronarët e lokaleve janë të obliguar të publikojnë numrin maksimal të lejuar të personave para hyrjes së lokaleve

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit