Danimarka ka bërë mrekullinë në xhiron e fundit. Danezët shënuan fitoren e madhe ndaj Rusisë me rezultat 1:4 dhe u kualifikuan tutje me vetëm tri pikë të mbledhura.
Me këtë fitore, Danimarka kualifikohet nga vendi i dytë në 1/8 e finales.
Danezët grumbulluan tri pikë, aq sa kishin edhe Finlanda dhe Rusia, por Danimarka kishte goldallim më të mirë.
Pas ndeshjes, i shpejtë ka qenë edhe reagimi i Christian Eriksen.
Ai postoi një fotografi të ndeshjes dhe disa flamuj të Danimarkës bashkangjitur me disa duartrokitje, duke i uruar për kualifikimin dhe luftën e pakompromis që bënë.
Kujtojmë që Eriksen nuk mund të ndihmojë skuadrën në këtë kampionat pas sulmit në zemër që pësoi në ndeshjen e parë ndaj Finlandës.