17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

64-vjeçari dyshohet se ishte në motel me një grua rreth 70-vjeç, emergjenca e njoftoi policinë

Rekomandime

Një 64-vjeçar është gjetur pa shenja jete dje në një motel në Prizren. Media mëson se i moshuari ishte në shoqëri të një gruaje afër 70-vjeç, por kur emergjenca kishte mbërritur në vendin e ngjarjes, vlktima kishte qenë i vetëm në dhomë.

Sipas këtij burimi të Expressit kur është lajmëru emergjenca viktima ka qenë vetëm, pastaj ekipi mjekësor e ka njoftuar policinë për rastin.

- Advertisement -

Policia e ka hapur rastin ndërsa mësohet se shenja dh.une nuk janë vërejur në trupin e tij.

Megjithatë, prokurori kujdestar ka urdhëruar që trupi i pajetë i tij të dërgohet për obduksion.

Rastin për Median e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj.

- Advertisement -

“Rreth orës 12:17 min., policia ka pranuar një informacion nga një ekip e emergjencës se në një motel në Prizren është gjetur një person pa shenja jete. Hetuesit dhe forenzika kanë dalur në vendin e ngjarjes, është informuar Prokurori dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajete është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Osmanollaj.

Gruaja që e ka shoqëru në motel të ndjerin është identifikur dhe pritet intervistimi i saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit