1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Pas letrës së kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi, Kurti fton në takim liderët e opozitës

Rekomandime

Pas letrës së sotme që lideri i opozitës, Memli Krasniqi i ka dërguar kryeministrit Albin Kurti për zhvillimet në pjesën veriore të Kosovës, kryeministri Albin Kurti sonte u ka bërë ftesë krerëve të tri partive opozitare parlamentare, PDK, LDK, AAK për takim nesër paradite.

- Advertisement -

Burime të Gazetës Express nga Zyra e Kryeministrit bëjnë të ditur se Albin Kurti u ka dërguar ftesë liderit të PDK-së Memli Krasniqi, atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe të AAK-së Ramush Haradinaj për takim të martën.

Po ashtu, burime brenda PDK-së kanë konfirmuar se kreu i PDK-së Memli Krasniqi ka konfirmuar takimin me kryeministrin Kurti.

Ndryshe, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka dërguar sot letër Kryeministrit Albin Kurti për situatën në pjesën veriore të Kosovës, duke i shprehur gatishmërinë e PDK-së për të komunikuar dhe harmonizuar veprimet e institucioneve në vazhdimin e ushtrimit të sovranitetit në çdo pjesë të territorit të vendit.

- Advertisement -

Në letrën e tij, lideri i Opozitës, Memli Krasniqi, ka thënë se situata në pjesën veriore është shqetësuese, me rrezik të përshkallëzimit, ndërsa epilogu nuk është i qartë. Andaj, sipas tij, një koordinim i Qeverisë me Opozitën dhe harmonizimi i veprimeve institucionale me partnerët ndërkombëtarë është i domosdoshëm.

“Kosovës i duhen veprime të përgjegjshme që e ruajnë stabilitetin e shtetit tonë. Me këtë rast, ju shpreh gatishmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të komunikuar hapur dhe në vazhdimësi rreth situatës së krijuar në pjesën veriore të vendit, si dhe për të ndihmuar institucionet në vazhdimin e ushtrimit të sovranitetit në çdo pjesë të territorit tonë”, ka thënë Krasniqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit