11.7 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Mediumi izraelit i jep jehonë deklaratës së Donika Gërvallës për ambasadën

Rekomandime

Gazeta izraelite në internet, “The Times of Israel”, ka raportuar për deklaratën e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, se çështja e ambasadës në Jerusalem është punë e kryer.

- Advertisement -

Ministrja e Jashtme e Kosovës thotë se ajo vlerëson që hapja e ambasadës së vendit të saj në Jerusalem është “punë e kryer”.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, u pyet gjatë një interviste për trysninë që presidenti turk, Rexhep Erdogan, ka vënë mbi qeverinë e re të Kosovës për ta rishqyrtuar hapjen e ambasadës së vendit ballkanik në Jerusalem.

“Unë besoj se çështja e ambasadës sonë në Izrael është punë e kryer. Pse është punë e kryer? Sepse ne nuk mund të përfshihemi në aventura diplomatike për të rivlerësuar një çështje që tashmë ka përfunduar”, tha Gërvalla gjatë një interviste të martën në mbrëmje.

- Advertisement -

Gërvalla tha se Kosova dëshiron t’i forcojë lidhjet e veta me Izraelin, por gjithashtu dëshiron “miqësi të mirë, lidhje të mira me autoritetet palestineze.”

Kosova vendosi marrëdhënie diplomatike me Izraelin më 1 shkurt dhe më herët këtë muaj u bë shteti i parë evropian dhe shteti i parë me shumicë myslimane që hapi ambasadë në pjesën perëndimore të Jerusalemit.

- Advertisement -

Hapi erdhi pasi ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mori pjesë në një samit në Shtëpinë e Bardhë me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Shtetet e Bashkuara dhe Guatemala janë dy shtetet tjera të vetme me ambasada në Jerusalem. Palestinezët pretendojnë se Jerusalemi Lindor, i marrë nën kontroll nga Izraeli gjatë Luftës Gjashtëditore të vitit 1967 dhe më vonë i aneksuar, do të jetë kryeqytet i një shteti të ardhshëm. Shumica e shteteve i kanë ambasadat e tyre në Tel Aviv.

Erdogani kërkoi nga Kosova që ta rivlerësojë këtë çështje në një letër urimi që ia dërgoi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas ardhjes në pushtet javën e kaluar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit