0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Pas një kontrolli të hollësishëm, rreth 100 autobusë kanë rezultuar me defekte

Rekomandime

Autobusë të Ndërmarrjes për Transport Publik në Shkup ndonëse kanë pasur parregullsi teknike kanë transportuar udhëtarë nëpër qytet.

Pas aksionit të policisë gjatë javës, siç njoftojnë nga NTP-Shkup, në pesë nga 15 autobusët e dërguar për kontrolle janë konstatuar parregullsi.

- Advertisement -

“Gjithsej 15 autobusë na janë dërguar për kontroll teknik. Pesë prej tyre janë larguar nga komunikacioni për shkak se kanë pasur probleme teknike. Por tre nga këto autobusë janë rregulluar menjëherë dhe janë lëshuar në qarkullim. Ndërsa tek dy të tjerë ende rregullohen”.Nga Ministria e punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë kësaj jave, kanë dërguar në kontrolle teknike 252 autobusë, prej të cilëve tek 96 prej tyre kanë konstatuar parregullsi teknike. Nga MPB thonë se për parregullsitë e konstatuara, për shoferët e autobusëve kanë shqiptuar gjoba, ndërsa për personat juridik dhe përgjegjës janë ngritur kallëzime penale”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit