11.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Avdyli i përgjigjet Mustafës: Keqpërdorues, do ikësh në pensionin politik

Rekomandime

Isa Mustafa sot gjatë fushatës në Podujevë tha se ata që janë larguar nga LDK-ja dhe kanë thyer qafën te VV-ja nuk mund të marrin as kulturën e as flamurin e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

- Advertisement -

Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur kandidati për deputet nga lista e VV-së, Haxhi Avdyli.

Ai në një prononcim u shpreh se postimi i tij ka të bëjë pikërisht për atë që deklaroi sot Isa Mustafa gjatë fushatës në Podujevë.

Avdyli tha se pas 14 shkurtit, keqpërdoruesit e pushtetit e vullnetit të qytetarëve do ikin në pensionin e tyre politik.

- Advertisement -

Po ashtu, sipas Avdylit, në këto zgjedhje qytetari zgjedh Qeverinë dhe Presidenten, e jo tavolinat e pazareve.

“Romajë e Krajk i Hasit: Ndryshimi ka emër. Binomi Albin Vjosë, do ndërroj thellësisht politikbërjen në Kosovë. Kurse pas 14 shkurtit shumë keqpërdorues të pushtetit e vullnetit të qytetatëve, do ikin në pensionin e tyre politik. Me 14 shkurt qytetari zgjedh Qeverinë dhe Presidenten, e jo tavolinat e pazareve“.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit