3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Pas Ramës, tani ky kryeministër përfundon në polici për mosmbajtjen e maskës

Rekomandime

Jo vetëm kryeministri Edi Rama, një tjetër kryetar qeveria është shoqëruar në polici për mosmbajtjen e maskës. Bëhet fjalë për kryeministren skoceze, Nicola Sturgeon, e cila kishte shkelur rregullat e Covid-19 duke mos mbajtur maskën gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale në Skoci.

Videoja ku ajo shfaqet pa maskë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale gjatë vizitës së saj ditën e shtunë në sallonin e një berberi në East Kilbride, South Lanarkshire.

- Advertisement -

Sipas ligjit në Skoci, kërkohet që në ambientet e mbyllura, duhet mbajtur maska si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, duke përfshirë dyqanet, transportin publik dhe parukieritë. Në video, Sturgeon duket se nuk e ka mbuluar fytyrën teksa bisedon dhe qëndron shumë afër klientëve, duke përkëdhelur edhe kokën e një djali të ri duke imituar edhe tingullin e makinës së qethjes.

“Ne mund të konfirmojmë se kemi marrë një ankesë e cila aktualisht është duke u marrë në konsideratë”, tha zëdhënësi i policisë. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Partisë Kombëtare Skoceze kryeministres Sturgeon tha se “ kryeministrja u ftua në një berberhane dhe brenda pak sekondash, ajo kuptoi se nuk e kishte vendosur maskën dhe reagoi menjëherë duke e vendosur atë”

Por zëdhënësi i shëndetësisë së partisë konservatore skoceze Dr. Sandesh Gulhane MSP tha se “Videoja e tregon qartë që Nicola Sturgeon nuk e kishte vendosur maskën, ndryshe nga sa ua kërkon këtë gjë njerëzve”.

- Advertisement -

“Është e qartë se ajo nuk beson tek rregullat, dhe pse duhet ta bëjë një qytetar apo dikush tjetër. Kjo është hipokrizi e kryeministres. Njerëzit që po jetojnë për gati 2 vite rresht nën kufizimet e pandemisë meritojnë nga kryeministrja një falje publike për këtë shkelje”, shkruajnë mediat britanike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit