Reperi nga Kosova, Viktor Paloka i njohur me nofkën ‘Unikkatil’ jeton që një kohë të gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Express Rozë.
Reperi është shumë i rezervuar për jetën e tij private dhe se ai poston shumë rrallë në rrjetet e tij sociale. Postimi i tij i fundit në rrjetin social “Instagram” është më 21 prill të vitit 2020, duke thënë se po mendonte të publikonte ndonjë këngë gjatë karantinës.
“Po mendoj ndoshta nuk ish konë keq me publiku diçka gjatë këtij karantini”, kishte shkruar Unikkatil.
Së fundmi, Viktori duket se ka vendosur të bëjë një përjashtim duke publikuar një fotografi bashkë me vëllain e tij, teksa i ka uruar ditëlindjen.
“Urime ditëlindja për një dhe të vetmin vëlla’, ka shkruar Unikkatil krahas fotos.
Reperi që nga korriku i vitit 2019 nuk ka publikuar këngë, e që po të njëjtin vit kishte mbajtur koncert në Mitrovicë, Durrës e Lucern.