10.1 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Presidentja Osmani uron Muajin e Ramazanit

Rekomandime

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë Muajin e Ramazanit.

- Advertisement -

Në vijim gjeni të plotë urimin e Presidentes Osmani:Kombi ynë e ka mënyrë jetese solidaritetin ndër vete.

Sot kur besimtarët mysliman e fillojnë Muajin e Ramazanit, të gjithë do ta kenë mundësinë për ta manifestuar shpirtin solidar duke ndarë diçka nga tryeza e tyre për të tjerët, për njerëzit në nevojë.

Pandemia Covid-19, sigurisht që do të na mbajë larg njëri-tjetrit fizikisht, porse nuk do të na ndalojë që zemrat tona të bëhen bashkë.

- Advertisement -

Në mënyrë që në fund të këtij muaji të festojmë të gjithë së bashku, ju ftoj t’i respektoni masat mbrojtëse kundrejt Covid-19, t’i mbani maskat, t’i dezinfektoni duart dhe të mos grumbulloheni.Të kujdesemi për njerëzit tanë, sepse vetëm në këtë mënyrë festa do të ketë kuptim! Ky muaj i sakrificës dëshmon se njerëzit kanë vullnet të jenë për tjetrin, duke i dhënë kuptim përmbajtjes njëmuajshe nga ushqimi dhe duke sjell në vëmendje se të mirat ka mundësi gjithnjë të ndahen me të tjerët.

Solidariteti dhe paqja e ndërsjellëe përcjelltë këtë muaj! Atyre që do të sakrifikojnë gjatë këtij muaji, u qoftë agjërim i lehtë!

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit