10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pas “s’ka virus”, Labi thirr tjetër protestë: Ka një kërkesë që lidhet me para

Rekomandime

Këngëtari dëshiron kompensim nga Qeveria për humbjet gjatë këtyre muajve.

Labinot Tahiri pas protestës së mbajtur javë më parë për lejimin e mbajtjes së dasmave dhe ahengjeve familjare ka bërë një tjetër thirrje.

- Advertisement -

Këngëtari thotë se Qeveria duhet t’i kompensoj të gjitha dëmet financiare që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe, ku mijëra qytetarë kanë mbetur pa punë.

“Qeveritë e kanë mundësinë të ndajnë miliona para për zgjedhje, duhet te ndajnë edhe për ju”, ka thënë ai ndër tjerash.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Tungjatjeta jem shqiptarë!

Pêr ju qytetarë.

- Advertisement -

Të gjitha bizneseve dhe familjeve që ua ka shkaktuar Qeveria damet marramendese për këtë periudhë e ka përgjegjesinë me të madhe ndaj jush.

Tatimet duhet të fshihen, kreditë për këto ratat kush do që keni duhet tua kompenzojë, dhe duhet të ju ndihmojë ne nr e ri të puntorëve duke ua paguar gjysem rroge për nje vit të ardhshēm sepse jeni detyryar ti mbyllni bisneset dhe ti largoni nga puna ata mijera puntorë.
Derisa partite dhe Qeveritë e kanë mundesinë të ndajnë miliona para për zgjedhje, duhet te ndajnë edhe për ju.

Ndryshe, jeni të obliguar moralisht, shpirtnisht dhe pa u nenqmuar nga keto masa që të dalim-dilni në protestë të vazhdueshme.

Nëse dikujt i pengon ky shkrim e ka për inati që jam në anen e popullit i cili është në meshiren e Zotit.

Mos pritni ju me ju ardh dita me ra në depresion ku çdo ditë po shohim raste me vrasje të nivelit të lartë!

Unë jam i gatshëm për çdo familje apo qytetarë.

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit