1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pas takimit me Kosnett dhe Walker, flet Isa Mustafa

Rekomandime

Pas takimeve të realizuara me ambasadorin amerikan Philip Kosnett dhe ish- ambasadori Wiliam Walker, kreu i LDK-së Isa Mustafa nuk ka dhënë shenja për takim me Vetëvendosjen.

“Zgjidhjen për situatën e bëjnë VV-ja, jo na”, ka thënë shkurt Mustafa. Të njëjtën gjë e ka thënë edhe zëvendësi i tij Agim Veliu.

- Advertisement -

Ne po presim një zgjidhje nga VV-ja. Një zgjidhje që është funksionale për dy palët, derisa ta marrim zgjedhjen po presim.

Përgjegjësia është e atyre që të ofrojë një zgjidhje në këtë situatë të krijuar.

Nuk po flas as për ofertën e Kurtit sepse ne nuk i kemi shqyrtuar në organet tona. Ofertat e veçanta nuk I shqyrtojmë.

- Advertisement -

Kemi biseduar për parimet që duhet ti ketë një qeverisje. Po e presim një zgjidhje që ata duhet ta ofrojnë që të kemi një qeveri stabile”, ka thënë Veliu.

Kurse për takimin me ambasadorin Kosnett, ai ka thënë se është në vazhdën e takimeve të rregullta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit