10.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Pas tërheqjes së trupave amerikane: “Shqiptarët të ruajnë Aeroportin e Kabulit”

Rekomandime

Vendimi i Presidentit Biden për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, ka nxjerr në skenë shqetesimin për ruajtjen e një prej pikave më strategjike në Kabul, Aeroportin.

- Advertisement -

Në Afganistan do të qëndrojnë 650 ushtarë, të cilët do të ruajnë Ambasaden e SHBA-ve dhe pjesa tjetër aeroportin, por në numër të pamjaftueshëm.

E në këto kushte prej disa ditësh kanë nisur bisedimet mes SHBA dhe Turqisë ku kësaj të fundit i kërkohet të rrisë numrin e trupave për të marrë në kontroll aeroportin.

Prestigjozja Washingoton Post është ndalur gjatë në një artikull të saj mbi sigurinë e diplomateve dhe negiociatat Washingotn Ankara, duke zbuluar dhe një detaj.

- Advertisement -

Turqia ka kërkuar që pjesë e forcave ushtarake që do të marrin këtë detyrë, të jenë edhe trupat shqiptare, fakt ky që sipas WP është thënë nga një zyrtar amerikan i cili ka shtuar dhe Pakistanin, kur nga ana tjetër, Presidenti Erdogan zyrtarisht ka kërkuar dy shtete të tjera, Poloninë dhe Hungarinë.

Fjalët e zyrtarit amerikan, cituar nga Washington Post, përforcohen dhe nga një detaj tjetër. Me datë 8 korrik, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, ministri Hulusi Akar ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes të Shqiperisë Niko Peleshi, ku ndër të tjera, sipas njoftimit, është folur edhe për Afganistanin, telefonatë kjo që është konfirmuar edhe nga Ministria e Mbrojtjes, por pa dhënë detaje specifike lidhur me pjesën e diskutimeve për Afganistanin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit