17.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Pas Trumpit, Bajram Gecaj kërkon që Twitter t’ia mbyllë llogarinë edhe Albin Kurtit

Rekomandime

Bajram Gecaj, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka ironizuar me vendimin e rrjeteve sociale që t’ia pezullojnë llogaritë presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se nuk janë fer, pasi sipas tij, llogarit është dashur t’i mbyllen edhe zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

- Advertisement -

Gecaj në një postim nw Facebook ka thënë se me këtë vendim rrjetet sociale s’janë treguar të drejta. Sipas tij, edhe Vetëvendosjes është dashur t’u bëhej i njëjti bllokim.

“Twitter e Facebook nuk janë definitivisht fer … është dashur shumë më herët t’ua mbyllin llogaritë edhe Albinit dhe udhëheqësve tjerë të Brigadave të Kuqe, pasi që ata jo vetëm se kanë nxitë, por edhe e kanë udhëhequr dhunën kundër institucioneve!”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit