1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pas Vlorës, forcat RENEA mësyjnë në lokalin e “të fortit” të Durrësit

Rekomandime

Mbrëmjen e sotme, Policia e Durrësit, FNSH dhe RENEA organizuan një aksion blic në qytetin e Durrësit me qëllim arrstimin e personave të shpallur në kërkim.

Burimet për mediat njoftojnë se objekt i kontrolleve janë disa lokale të të fortëve të qytetit, ku vetëm pak minuta më parë kontrolli u përqëndrua tek lokalet e Plarent Dervishit, i cili është kunati i Lulzim Berishës, një emër shumë i njohur i botës së krlmit në Durrës.

- Advertisement -

Sipas asaj që shkruan “Panorama” mësohet se në këto momente policia po fut në sitën e kontrollit një tjetër lokal të njohur në qytetin e Durrësit, ku mendohet se frekuentohet nga personazhe të njohura të botës së krlmit.

Më herët forcat RENEA dhe FNSH organizuan një aksion blic në zonën e Lungomares në Vlorë. Deri më tani janë shoqëruar 10 persona dhe janë vënë në pranga 2 të tjerë. Një prej të arrstuarve është Edison Begaj që iu bë një atntat dy javë më parë, ku mbeti i pIagosur në këmbë.

Policia deri më tani nuk ka dalë me një njoftim zyrtar mbi arrstimin e Begajt, ndërsa në orët në vijim priten të tjera detaje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit