3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Pasanikët e Albin Kurtit: Deputetët e VV-së me rreth 20 milionë euro pasuri

Rekomandime

Së fundmi është publikuar deklarimi i pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit nga zyrtarët që punojnë në institucionet e shtetit.

- Advertisement -

Ajo çfarë ka rënë në sy është pasuria e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka katër deputetë milionerë brenda Grupit Parlamentar.

Edhe pse gjithmonë kanë ‘luftuar’ për barazi dhe për politika sociale, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është se janë keq për nga ana ekonomike.

Lajmi.net ka bërë një përmbledhje të pasurive të deputetëve të kësaj partie, duke përfshirë këtu pasuritë e paluajtshme, pasuritë e luajtshme, posedimi i letrave me vlerë apo aksionet në biznese dhe paratë e gatshme në institucionet financiare.

- Advertisement -

Nëse mbledhim totalin e shumës së deklaruar nga deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, atëherë shuma arrin afër 20 milionë euro.

Shuma e saktë e totalit të pasurisë së deklaruar nga deputetët e VV-së arrin në 18 milionë e 973 mijë e 252,9 euro.

- Advertisement -

Edhe pse deklarimi i pasurisë për zyrtarët e lartë shtetëror në Agjencinë Kundër Korrupsionit është obligim ligjor që përmbushet për çdo vit, disa nga deputetët e VV-së nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Në deklarimet e pasurisë në AKK, nuk figuron formulari i pasurisë së pesë deputetëve nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, duke përfshirë këtu Burim Karametën, Ekrem Mustafën, Gani Krasniqi, Hydajet Hyseni-Kaloshi dhe Mirlinda Sadikun.

Ende nuk dihet arsyeja pse këta deputetë nuk kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit, por kujtojmë se bazuar në ligjin në fuqi, kushdo që shkelë detyrimet e përcaktuara me ligj, që nuk janë vepra penale, zyrtari i lartë publik bën kundërvajtje dhe dënohet me gjobë prej 1000-2500 euro.

Për mos deklarimin e pasurisë, ndaj zyrtarit të lartë publik mund të ushtrohet edhe kallëzim penal nga Agjencia Kundër Korrupsionit. /Lajmi.net/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit