9.7 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Pasi blindoi FSK’në, Albin Kurti: Faleminderit, Amerikë

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit të SHBA-së me automjete ushtarake të blinduara, ka thënë se vendi është duke u përballur me sfida e vështirësi si rezultat i pandemisë globale.

- Advertisement -

Kurti ka shtuar se institucionet janë duke u angazhuar maksimalisht që kjo valë e radhës me variantin Delta të kaloj me sa më pak jetë të humbura dhe sa më pak pasoja për qytetarët dhe ekonominë.

“Pavarësisht kësaj gjendje të rënduar, Republika jonë vazhdon të mbetet e përkushtuar që të punoj bashkë me aleatët dhe partnerët  për të kontribuar për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale e globale. Vendi ynë po mirëpret refugjatët afganë, po mbështet ushtarakisht paqen në Lindjen e Mesme, dhe vendet e rajonit me fatkeqësisht natyrore. Në rrugën e rritjes dhe zhvillimit të ushtrisë tonë, rol të rëndësishëm luan partneri ynë i pazëvendësueshëm strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Kurti.

Ai shtoi se mbështetja me automjete të blinduara nga SHBA-të është vetëm njëra nga shumë fusha ku SHBA-të po kontribuojnë për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit dhe popullit tonë.

- Advertisement -

“Në emër të qeverisë i shpreh falënderime dhe u jemi mirënjohës ShBA për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyeshme për zhvillimin e sistemit të mbrojtës së vendit tonë

Qeveria e Kosovës mbrojtjen e territorit dhe sovranitetin e republikës e sheh si interes vital shtetëror, dhe në këtë aspekt përkrahjen e FSK e trajton me prioritet të veçantë. FSK ka dëshmuar se i ka më të mëdha aftësitë sesa mundësitë”, tha Kurti. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit