10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pasi Graniti i tha të shoh si motër, Fifi bën gati valixhet të largohet nga “Big Brother”

Rekomandime

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’.

Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë. Në natën e katërt të spektaklit të Big Brother Albania VIP është larguar banori i parë, Elhaid Cufi, ndërsa në natën e gjashtë të spektaklit u largua Arditi, por që kishte një biletë kthyese për në shtëpi.

- Advertisement -

Marrëdhënia e Fifit dhe Granitit është përfolur nga të gjithë banorët, por mbrëmë pas spektaklit raporti mes tyre ka marr drejtim tjetër. Graniti i tha këngëtares që e sheh vetëm si motër dhe nuk ka ndenja për të, më pas ishte Fifi ajo që i tha se nuk dëshiron të ketë punë më me të dhe kërkon të e lë rehat.

Kjo ngjarje shkaktoi ‘dramë’ në shtëpi, pasi sipas Sheliës – Fifi kërkoi të bënte gati valixhet dhe të largohej nga shtëpia.

Por ishte Iliri ai që e ndali që të mos e bënte këtë gjë.

- Advertisement -

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit