Albatros Rexhaj ka kritikuar Top Channel, pasi Fifit i ra të fikët LIVE në spektaklin e Big Brother VIP.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se mirëqenia psiko-fizike nuk është lojë.
Tutje ai ka thënë se ky është një abuzim i pastër me personalitetin dhe shëndetin e tjetrit.
“Spektakli mund të jetë lojë, por jo mirëqenia psiko-fizike e tjetrit, prandaj produksioni nuk mund të shpëlahet me lojë fjalësh dhe as duke e hedh fajin te Fifi. Ky është abuzim i pastër me personalitetin dhe shëndetin e tjetrit”, ka shkruar Albatros Rexhaj.
Fifit i ra të fikët në spektakël pasi debatoi me opinionisten Balina Badinaku, e cila edhe pasi Fifi u qetësua tha se nuk bëhet pishman për fjalët që i tha këngëtares nga Kosova.
“Nuk ndjehem fajtore Fifi për atë që të thash. Më vjen keq për atë që të ndodhi, por nuk ndjehem në faj”, tha Balina.