Klubi i Chelseas është duke kaluar nëpër një situatë të vështirë.
Tani Roman Abramovich nuk po mundet as ta shesë klubin, pas sanksioneve të fundit që Britania e Madhe mori ndaj tij.
Tani, klubi londinez thuhet se është duke u përballur me një krizë financiare.
Sipas “The Athletic”, Chelsea nuk mund të blejë as karburant për autobusin e skuadrës.
Kujtojmë se Chelsea mund të vazhdojë të luajë, të fitojë para nga të drejtat televizive (transmetimi) dhe t’ju lejojë blerësve të biletave vjetore të hyjnë në stadium.
Ndërkaq, ky klub nuk do të mund të blejnë lojtarë të rinj, të bëjnë kontrata me ata aktualë, të shesin bileta për ndeshje, të shesin mallra në dyqanet e klubit. Gjithashtu, është e ndaluar edhe shitja e klubit derisa pronari Roman Abramovich ta lejojë Qeverinë britanike ta marrë kontrollin e procesit së shitjes.