2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pasi Ramush Haradinaj i zuri në “befasi”, kështu i ‘hakmerret’ Hashim Thaçi

Rekomandime

Kabineti i Ramush Haradinajt ka treguar që emrin e Shkëlzen Sopjanit e ka propozuar tek presidenti Hashim ThaçiEmri i tij figuron në faqen zyrtare të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Por, Shkëlzen Sopjani ka muaj që nuk është më kryeinspektor i AKI’së.E për t`ia vazhduar edhe një mandat insistoi Ramush Haradinaj.

- Advertisement -

Kabineti i Ramush Haradinajt, në një përgjigje zyrtare për T7, ka treguar që emrin e Shkëlzen Sopjanit e ka propozuar tek presidenti Hashim Thaçi.Kjo zyrë thotë që ka kryer punën e saj, ndërkaq tashmë përgjegjësia është mbi Presidencën.E zyra e presidentit ka heshtur në lidhje me këtë emërim.

Ndërkaq, dikush që njeh mirë fushën e sigurisë po thotë se periudha kohore në të cilën gjendet Kosova mund t’i krijojë mundësi AKI’së për keqpërdorime.Sipas Nuredin Ibishit, mungesa e kryeinspektorit në AKI, jep hapësirë për papërgjegjësi të këtij institucioni.

Ligji për Agjencinë e Inteligjencës, precizon se Presidenti së bashku me Kryeministrin është dashur që ta emëronin Inspektorin e Përgjithshëm të AKI-së brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë.Kjo pozitë ka pësuar që tashmë është pa përgjegjës.Ndryshe, dorëheqja pa paralajmërim e Ramush Haradinajt, pos që ka hidhëruar partnerët e koalicionit, duket se ka inatosur edhe presidentin Thaçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit