-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Pasi u largua i turpëruar nga Ukraina, lideri çeçen ka një ofertë të “çmendur” për Zelenskyn

Rekomandime

Lideri çeçen Ramzan Kadyrov, i cili është edhe miku i ngushtë i presidentit Rus Vladimir Putin, pasi u tërhoq nga Ukraina pas shpartallimit të batalionit të tij, tashmë ka nisur një tjetër luftë ndaj presidentit ukrainas, Volodymir Zelensky, atë në rrjetet sociale.

Për shkak të të shkuarës së Zelenskyt si aktor, Kadyrov ka ironizuar duke thënë se i ofron një mundësi të artë presidentit ukrainas për të punuar në televizion.

- Advertisement -

“Sapo Zelenskiy t’i përgjigjet thirrjes sonë për ta ndaluar rezistencën dhe për t’u ulur në tryezë për bisedimet e paqes, ne do t’ia japim atij një mundësi të tillë. Ne madje mund të organizojmë një shfaqje të veçantë në Grozny. Pas përfundimit të operacionit ushtarak, ish-presidenti i Ukrainës do të duhet të fitojë diku, dhe Ayub kërkon t’i jepet një shans. Oferta e është e vlefshme për një kohë të kufizuar. Sepse do të jetë shumë vonë më vonë”, shkruan Kadyrov në Telegram .

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit