Objekti qendror i Telekomit të Kosovës është rrethuar me forca të shumta të Policisë së Kosovës.Gazeta Blic ka kontaktuar me zyrën për Informim të Policisë, të cilët nuk kanë dhënë detaje mbi arsyet pse është rrethuar objekti i Telekomit, me policë të shumtë.
Në përgjigjen e tyre, thuhet se Policia e Kosovës, ka për detyrim t’u ofrojë siguri dhe asistencë policore, ndaj qytetarëve, pronave publike dhe atyre private.
“Policia e Kosovës, bazuar në detyrat dhe autorizimet e saja ligjore, ofron siguri dhe asistencë policore, ndaj të gjithë qytetarëve, pronave publike dhe atyre private”, thuhet në përgjigjen e Policisë.