21.5 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Kërcënon ministri serb: Tregon cka ndodhë nëse Kurti dërgon policë shqiptarë në veri

Rekomandime

Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq tha se sigurimi i paqes në Kosovë “është obligim i KFOR-it dhe vlerësimi i tyre është se sa fuqi punëtore dhe armatim nevojiten për këtë”.

“Ne shikojmë KFOR-in si një faktor që duhet të mbrojë dhe garantojë sigurinë e të gjithë qytetarëve në Kosovë. Sidomos tani, pas tërheqjes së serbëve nga institucionet në Kosovë, ai nuk duhet të lejojë që Kurti të dërgojë policë të kombësisë shqiptare nga jugu për të zëvendësuar policët serbë sepse do të ishte një rrugë me pasoja të paparashikueshme”, tha Vuçeviq për Veçernje Novosti.

- Advertisement -

Vuçeviq tha se Serbia nuk dëshiron Iuftëra. “Ne nuk duam që të vuajnë as kombet e tjera, por thirrjet tona për bisedime, për dialog, nuk do të thotë se jemi të dobët apo të papërgatitur, të pavendosur. Thjesht mendojmë se është më mirë të dialogojmë dhe të flasim, të ulemi në tryezë në vend që të qëndroni në istikame”, tha Vuçeviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit