3.8 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Pasojat e aksidentit të rëndë në Prishtinë: Nëntë vetura, tre të lënduar

Rekomandime

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e tmerrshëm që ka ndodhur në Prishtinë, derisa është bërë me dije se janë të përfshirë 9 vetura dhe një kamion, e të lënduar kanë mbetur tre persona, raporton Express.

- Advertisement -

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 9 vetura dhe një kamion”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë në Prishtinë.

Tutje, u bë me dije se si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Si pasojë e aksidentit deri tani ndihmë mjekësore u është ofruar tre personave. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, bëhet e ditur.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit