0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Pastrohet ajri shkaku i virusit, në Indi shihen Himalajet për herë të parë në dekada

Rekomandime

Banorët në shtetin verior të Indisë Punjab këto ditë po e shohin vargmalin e Himalajeve, i cili tani është më i dukshëm nga 160 kilometra për shkak të zvogëlimit të ndotjes së ajrit të shkaktuar nga bllokada si pasojë e koronavirusit në vend.

Indianët në qytetin e Jalandharit dhe zonën përreth kanë postuar fotografi në internet me pamje nga shtëpitë e tyre, me disa duke thënë se nuk kanë parë majat e Himalajeve për dekada.

- Advertisement -

“Për herë të parë në gati 30 vjet (Unë) mund të shoh qartë Himalajet për shkak se bllokada në Indi ka pastruar ajrin. Mahnitëse,” shkroi Manjit Kang një qytetar i kësaj zone.

Fenomeni është bërë i mundur nga një përmirësim dramatik në cilësinë e ajrit javët e fundit, pasi industritë u mbyllën, makinat u larguan nga rruga dhe linjat ajrore anuluan fluturimet në përgjigje të pandemisë së koronavirusit.

Delhi regjistroi një ulje prej 44% të niveleve të ndotjes së ajrit PM10 në ditën e parë të kufizimeve të tij, theksohet në të gjeturat e Bordit Qendror të Kontrollit të Ndotjes së Indisë.

- Advertisement -

Sipas raportit, në total 85 qytete në të gjithë Indinë panë më pak ndotje të ajrit në javën e parë të bllokimit mbarëkombëtar.

Ndërkohë, cilësia e ajrit në Jalandhar, e cila ndodhet më shumë se 160 kilometra larg Himalajeve, është matur si “e mirë” në indeksin kombëtar të vendit për 16 nga 17 ditët që kur u njoftua bllokimi në shkallë vendi, raporton CNN.

- Advertisement -

Në të kundërtën, e njëjta periudhë 17 ditore vitin e kaluar nuk arriti të regjistrojë një ditë të vetme të cilësisë së “mirë” të ajrit – dhe në 17 ditët e para të marsit të këtij viti, vetëm tre ditë panë cilësi “të mirë” të ajrit.

India është shtëpia e 21-të nga 30 zonat urbane më të ndotura në botë, sipas të dhënave të përpiluara në Raportin e Cilësisë së Ajrit Botëror të IQAir AirVisual për vitin 2019, me gjashtë në top dhjetëshen.

Vendi ka raportuar gati 6,000 raste nga Covid-19, dhe 178 vdekje sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit