2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Pasuesi i Marko Gjuriqit sot vjen në Kosovë, planifikon të futet deri në Skënderaj

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, sot dhe nesër do të jetë në veri të Kosovës, ku do t’i vizitojë komunat me shumicë serbe si Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potokun.

Siç njofton kjo zyrë, Petkoviq do të futet mjaft shumë në Kosovë, derisa do ta vizitojë edhe Bajën, një fshat me shumicë serbe në komunën e Skënderajt.

- Advertisement -

Kjo është vizita e parë e Petkoviqit në Kosovë që nga marrja e detyrës si drejtor në këtë zyrë duke pasuar Marko Gjuriqin. Ai fillimisht planifikon ta vizitojë Qendrën Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut dhe laboratorin e sapo ndërtuar për testet PCR.

Më pas, thuhet se ai do të mbajë një takim me kryetarin e sapo zgjedhur të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq. Në takim është paraparë të marrin pjesë gjithashtu edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Sipas njoftimit, Petkoviq do të takohet edhe me rektorin Zdravko Vitosheviq në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, me seli në Mitrovicën e Veriut.

- Advertisement -

Është planifikuar gjithashtu që Petkoviq ta vizitojë edhe familjen shtatë-anëtarëshe Nedeljkoviq, së cilës Komuna e Mitrovicës së Veriut, me ndihmën e zyrës, i siguroi fonde për ndërtimin e shtëpisë.

Pasdite, Petkoviq do ta vizitojë manastirin e Bajës në Skënderaj, ku do të bisedojë me peshkopin Teodosije të Rashkës-Prizrenit. Ai gjithashtu do të vizitojë Kompleksin Shëndetësor dhe Turistik “Paradise Spa” në Bajë.

- Advertisement -

“Të gjitha aktivitetet e mësipërme të drejtorit të Zyrës për Kosovë dhe Metohi do të kryhen në përputhje me masat shëndetësore të përshkruara për shkak të situatës aktuale epidemiologjike, të shkaktuar nga virusi COVID-19”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit