1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, oligarku me kryq në dorë dhe 4 miliardë dollarë pasuri, vila e ora luksoze

Rekomandime

Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, ai që në vitin 2012 e përcaktoi Vladimir Putinin si “mrekullinë e Zotit”, i cili bekoi raketat bërthamore në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar dhe që shpalli Iuftë të shenjtë në Ukrainë, është edhe oligark.

Me një pasuri të vlerësuar nga kundërshtarët në 4 miliardë dollarë.

- Advertisement -

Kështu shkruan HuffingtonPost teksa ministrat e jashtëm të BE-së studiojnë edhe sankione ndaj tij, si për oligarkët e tjerë.

Më 24 prill, ministri lituanez Gabrielius Landsbergis bëri thirrje publikisht për kufizime ndaj Kirillit. Por kisha ortodokse ruse e cilësoi këtë kërkesë një marrëzi.

Dhe në fakt, patriarku në fjalë e ka mohuar gjithmonë të qënit i pasur duke i cilësuar pretendimet si marrëzi.

- Advertisement -

Por investigimet ndaj tij nuk përfundojnë me kaq. Pasuria e tij përmendet edhe në revistën Forbes të vitit 2020, sikurse dhe në gazetën “Novaya Gazeta”.

Kjo e fundit i përkiste nobelistit Dmitri Muratov dhe aty punonte gazetarja Anna Politkovskaja, që u vra më pas.

- Advertisement -

“Novaya Gazeta” shkruante në vitin 2019 se bëhej fjalë për një pasuri midis 4 dhe 8 miliarde dollarësh.

Kur “Forbes France” e pyeti Patriarkun Kirill, ai u përgjigj:

“Asketizmi është mbi të gjitha i drejtuar në Iuftën me pasionet.

Pasioni është një provlem pasi mund të na përfshijë dhe të na bëjë skllevër të tij.

Etja e pashuar për pushtet, për materiale, ose paratë, janë shembujt shkatërrues prej të cilave njerëzimi sot po vuan”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit