10.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

PDK: Arben Vitia të hetohet nga Prokuroria

Rekomandime

Partia Demokratike e Kosovës ka denoncuar abuzimet e shumta në ministrinë e Shendetësisë që janë raportuar me fakte nga mediat e shumta.Në një konferencë për media, anëtari i kryesisë së kësaj partie, Donjet Bislimi, ka ftuar organet e hetuesisë të hetojnë emrin e Minsitrit të Shëndetësisë, Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje.Gjeni më poshtë deklaratën e plotë:

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës e ka thirrur këtë konferencë shtypi për të shprehur alarmin për abuzimet e rënda që po bëhen nga ministri në detyrë Arben Vitia, i qeverisë së shkarkuar të Albin Kurtit.Ne i bëjmë thirrje prokurorisë të Republikës që të vihet menjëherë në lëvizje dhe të hapi rast për faktet e rënda korruptive të paraqitura dje nga dokumentari Indoks me titullin ‘Tenderomani në kohë pandemie’Sipas të dhënave të nxjerra nga ky emision, gjatë javëve të fundit janë bërë mbi 5 milionë euro blerje me kontrata të negociuara, duke anashkaluar procedurat e rregullta, me justifikimin e situatës emergjente.

Një ndër kompanitë kryesore që ka përfituar nga këto kontrata të dyshimta është edhe Agani LTD ku ka punuar për një kohë të gjatë vetë ministri Arben Vitia i Vetëvendosjes.Si shpjegohet që në kushtet kur Kosova ka 109 kompani me licencë importimi të barnave e pajisjeve shëndetësore, ministri Vitia i Vetëvendosjes ia ka dhënë tenderin pikërisht kompanisë për të cilën ka punuar?Si shpjegohet që, vetëm gjatë muajit prill, një kompani e vetme ka marrë 10 kontrata me total prej 2.1 milionë euro në formën e kontratave të negociuara pa garë të hapur?

Këto pyetje kanë veç një përgjigje..HAJNI!Jo vetëm që këto tendera janë dhënë shpejt, fshehtë, pa konkurrencë dhe në mënyrë abuzive, por për produktet e blera janë paguar çmime tepër të fryra.Bëhet fjalë për të njëjtin abuzim që Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë edhe në qeverisjen e saj në Prizren.Një maskë e thjeshtë e tillë që nëpër dyqane kushton 50 cent, në kontratat e ministrit të Vetëvendosjes është mbi 7 euro.Unë si mjek i ri, që tash e sa javë jam i angazhuar si vullnetar në luftën kundër koronavirusit duke shërbyer në pikën e Hanit të Elezit, ndihem tejet i fyer dhe i revoltuar, që pandemia po përdoret për të fshehur një aferë korruptive prej miliona eurosh.

- Advertisement -

Ndërkohë që qindëra mjek, infermierë e të tjerë zyrtarë janë duke luftuar në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit. Ndërkohë që gjithë shoqëria është angazhuar kundër pandemisë. Qeveritarët e Vetëvendosjes janë duke bërë korrupsion.Sikur mos të mjaftojë vonesa, neglizhenca, mangësia e papërgjegjshmëria me të cilën ministri i shkarkuar i Vetëvendosjes, ka menaxhuar luftën kundër koronavirusit, tanimë po përballemi edhe me evidenca të qarta për korrupsion masiv.Këtë qeveritar të Lëvizjes Vetëendosje, Partia Demokratike e Kosovës e ka kapur tashmë , dy herë në flagrancë duke mashtruar në mënyrë të turpshme në një situatë kaq të rëndë të pandemisë.Së pari mashtroi për vendimin e strukturave paralele për karantinimin e dy komunave të veriut dhe së dyti për ardhjen e 7000 testeve.Ministri i shkarkuar i shëndetësisë, Vitia i Vetëvendosjes nuk do të mbahet mend vetëm për devetë dhe gjunjëzimin ndaj Serbisë, por edhe për afera korruptive milionëshe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit