1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

PDK e bojkoton Vjosa Osmanin pasi zhvendosi fotografinë e Thaçit nga zyra

Rekomandime

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që të bojkotojë mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit pasi që kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvendosur fotografinë e Thaçit nga zyra e saj në Kuvend.

Një gjë të tillë e ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza. Sipas tij inspirim duhet të gjendet në hapsira private dhe se institucionet zyrtare janë të rregulluara me ligj.

- Advertisement -

Hamza gjithashtu ka thënë se Kadri Veseli gjatë kohës sa ka qenë kryetar i Kuvendit e ka trajtuar me kujdes fotografinë e ish-presidentit Rugova.

Unë e kuptoj se njerëzit kanë nevojë të inspirohen, por për gjëra të tilla janë ambientet dhe hapësirat private.

Në institucionet zyrtare janë të rregulluara me ligj.

- Advertisement -

Fotografia e presidentit Rugova është në hapësirat e Kuvendit dhe gjatë udhëheqjes së Kuvendit nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është trajtuar me kujdes.

Në situatën në të cilën ndodhemi tani, proceset të cilat janë përpara, vlerësojmë se duhet të ketë kohezion të brendshëm.

- Advertisement -

Ne besojmë që opozita e ka vendin në Kuvend. Është mirë për vendin por është mirë edhe për pushtetin.

Ndërsa veprimet e zonjës Osmani, opozitës ia pamundësojnë këtë dhe e largojnë nga institucioni.

Pra, si rezultat i këtij veprimi të kundërligjshëm, ne si partia më e madhe opozitare, nuk do të marrim pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit”, ka thënë Hamza.

Ai tutje ka thënë se PDK kërkon që fotografia zyrtare e Thaçit të trajtohet sipas ligjit dhe i kanë bërë thirrje Vjosa Osmanit të ndalojë veprimet të cilat sipas PDK’së janë joligjore.

Kërkojmë që fotografia zyrtare e Presidentit të vendit z. Hashim Thaçi, të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi, të kthehet në vendin e vet dhe zonja Osmani të ndalojë veprimet që nuk janë në përputhje me ligjin dhe të cilat e pamundësojnë opozitën të jetë në Institucione dhe të kontribuojë në rolin e saj që e ka të drejtë dhe obligim”, ka shtuar ish-ministri i Financave.

PDK dhe partitë opozitare kanë bojkotuar edhe seancën kur është votuar qeveria Kurti dhe gjithashtu edhe atë kur është zgjedhur Vjosa Osmani kryetar e Kuvendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit