1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

PDK e heq kandidatin e dënuar nga lista, ky është zëvendësimi i ri

Rekomandime

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se e ka hequr nga lista kandidatin për deputet i cili nuk e ka kaluar procesin e verifikimit, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Express ka mësuar së nga lista është larguar Argjend Tasholli dhe është zëvendësuar me Alban Bislimaj.

Vendimi i KGJK-së, ka qenë se 47 kandidatë që kanë qenë pjesë e listës zgjedhore janë shpallur fajtorë në tri vitet e fundit dhe që këtë vendim do të respektojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, PDK’ja ka bërë me dije se do ta respektojë vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, duke larguar nga lista kandidatin që nuk i plotëson kushtet e parapara.

- Advertisement -

“Partia Demokratike e Kosovës do ta respektojë vendimin e KGJK-së, duke larguar nga lista kandidatin që nuk i plotëson kushtet e parapara, sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të publikuar në dhjetor të vitit 2020. Respektimi i plotë i normave që përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe aktet e tjera ligjore për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, janë kritere të domosdoshme për ta garantuar integritetin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, ditën e djeshme përmes llogarisë personale, Tasholli ka bërë të ditur se është njoftuar nga PDK se ka mundësi që të mos jetë në garë për shkak të një dënimi i formës së prerë.

- Advertisement -

“Të nderuar!

Sot nga Partia Demokratike e Kosovës më njoftuan se ka mundësi që të mos të jem në garë për Deputet ku si shkaktar është një denim i formës së prerë me vlerë 300 euro të cilin e kam paguar.

Denimi paska qenë brenda afatit ku edhe 22 ditë pa i kaluar 3 vjet që për këtë s’kam qenë në dijeni duke menduar se ka kaluar kohë më e gjatë.

Unë do ta respektoj çdo vendim të Partisë Demokratike të cilën e falenderoj për besimin dhe mbështetjën të cilën ma dhanë që unë të jem brenda listës së Deputetëve.

Ne duhet të vazhdojmë për të mirën e vendit, po ashtu falëminderit atyre që më përkrahen do te vazhdojmë së bashku edhe nëse nuk jam në listë”, ka shkruar Tasholli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit