1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

PDK: Letra e Kurtit presion i hapur ndaj Gjykatës Kushtetuese, të ndalet kjo praktikë e rrezikshme e VV

Rekomandime

Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër sic thuhet kërcënimin e kryeministrit të shkarkuar, Albin Kurti ndaj Gjykatën Kushtetuese.

- Advertisement -

Partia e Kadri Veselit thekson se letra e dërguar prej kryeministrit të shkarkuar Kurti, është një shkelje e parimit të ndarjes së pushteteve. Teksti i asaj letre duhet konsideruar si një cënim i rëndë i pavarësisë së institucionit më të lartë të vendit që bën interpretimin përfundimtar të aktit themeltar të shtetit të Kosovës.

“Ky sulm nuk është rast i shkëputur, por është vazhdimësi sulmeve nga më të ultat që Kurti dhe partia e tij Lëvizja Vetëvendosje, kanë bërë gjatë viteve të kaluara ndaj këtij institucioni kaq të rëndësishëm të shtetit tonë”, thuhet ne komunikaten e PDK-se.

Tutje ky subjekt thekson se Lëvizja Vetëvendosje jo vetëm që e ka sulmuar shumë herë Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, por edhe kanë vënë precedentin e rrezikshëm të mos-zbatimit të një vendimi të marrë prej saj, sikurse ndodhi me aktgjykimin e dhënë prej saj në datën 31 mars 2020. Ajo ka organizuar sulme edhe individualisht ndaj gjyqtarëve.

- Advertisement -

Tendenca për të ndikuar përmes kërcënimit, shantazhit, gjuhës së urrejtjes dhe dhunës në vendimit e institucionit të Gjykatës Kushtetuese por edhe të institucioneve të tjera të pavarura, është tashmë një praktikë e njohur e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Prandaj Partia Demokratike e Kosovës i bën thirrje kryeministrit të shkarkuar Kurti, që të heq dorë nga presionet, sulmet, hakërrimet apo kërcënimet që është duke i bërë Gjykatës Kushtetuese dhe kujtdo institucioni tjetër të pavarur.

- Advertisement -

Po ashtu, fton të gjithë partitë politike dhe institucionet shtetërore, që të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese pa përjashtim, duke respektuar pavarësinë dhe autoritetin e këtij institucioni.

Vetëm në këtë mënyrë mund të mbrojmë rendin demokratik dhe kushtetues të shtetit tonë dhe të garantojmë sundimin e ligjit në Kosovë”, thekson komunikata.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit