4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

PDK: Martin Berishaj sekser i Kurtit, ndërmjetësoi në shitblerjen e rrymës me mafian serbe

Rekomandime

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se do të kërkojnë me ngulm formimin e Komisionit Hetimor pas skandalit financiar të ambasadorit Martin Berishaj me kompaninë serbe të energjisë.

- Advertisement -

Ai ka thënë se Komisioni Hetimor që do të formohet duhet ta hetojë ambasadorin Martin Berishaj në shitblerjen e rrymës.

“Ne e shohim që arsyeja e vërtetë e bllokimit të hetimit parlamentar për të hetuar çdo transaksion të shpenzimit të taksave të qytetarëve. Këtë proces po e shoqëron një jotransparencë. Prandaj duam ta shohim se cili ka qenë roli i sekserit të kryeministrit Albin Kurtit, Martin Berishaj në procesin e shit blerjes së energjisë elektrike në Kosovë si ka ndërmjetësuar ky me mafian serbe dhe kompanitë që veprojnë në Serbi dhe a ka pasë angazhim të ri tashmë në finalizimin të një kontrate të re të shitjes së rreth 20 milionë euro thëngjill nga Kosova pikërisht për këto kompani”, ka thënë Tahiri në një konferencë për media.

Ai ka thënë se po flasin për një skandal të madh ku paratë e shitblerjes së energjisë kanë përfunduar në xhepat e mafias serbe.

- Advertisement -

“Pra po flasim për një skandal jashtëzakonisht të madh, ne kërkojmë me ngulm dhe sot themelimin e Komisionit Hetimor për të hetuar 100 milionë euro të shitblerjes së energjisë elektrike të cilat po përfundojnë në xhepat e mafias serbe të cilave ju shërbjnë edhe zyrtarë të lartë të Kosovës siç është rasti i Martin Berishajt. Si opozitë do të punojmë që ditën e enjte të themelohet ky komision dhe me bë të qartë se cili ka qenë përfitimi i kompanisë GEN që operon në Serbi të cilës i shërben sekseri i Albin Kurtit është tepër e rëndësishme”, tha ai.

Aambasadori Berishaj po dyshohet se është i përfshirë në një skandal financiar për shpëlarje parash në Slloveni. Sot, në një postim të shkurtë në Facebook, Berishaj i ka mohuar të gjitha akuzat.

- Advertisement -

Ambasadori i Kosovës në Kroaci dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

Paparakisht, mjetet financiare, kompania MB Consulting, në pronësi të Berishajt, i kishte pranuar nga një kompani energjetike serbe, GEN

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit