19.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

PDK zbulon fakte: Thesari po keqpërdoret edhe në Komunën e Podujevës

Rekomandime

Naim Fetahu, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë se po keqpërdoret Thesari edhe në këtë komunë, duke zbuluar se rreth 31 mijë euro janë përdorur si kompensim i pagave për një punëtore të larguar nga puna pa bazë ligjore, si dhe disa para të tjera janë shpenzuar pasi nuk u planifikuan mjete të nevojshme në kategorinë e pagave.

Fetahu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se auditori ka zbuluar raste në lidhje me keq-menaxhimet në Komunën e Podujevës.

- Advertisement -

“Kjo është përgjegjësi direkte e kryetarit të komunës që të siguroj se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që shpenzimet të planifikohen në ndarjet adekuate të buxhetit. Ky është vetëm një nga rastet që auditori ka zbuluar në lidhje me keq-menaxhimet në Komunën e Podujevës, e të cilat do t’ua bëjmë publike llapjanëve një nga një. Mjaftë më. Podujeva meriton më mirë.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Dy pagesa në vlerë 33.558 euro janë ekzekutuar nga Thesari i Komunës së Podujevës në kategori të gabuar. Vlera 31.128 euro është paguar nga kategoria e investimeve kapitale për kompensimin e pagave të një punëtoreje të arsimit, të larguar nga puna PA bazë ligjore. Si dhe vlera 2.430 euro është paguar nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve për kompensimin e tri pagave jubilare me rastin e pensionimit. Kjo ka ndodhë sepse komuna, e para, ka larguar nga puna një punëtore të arsimit pa bazë ligjore. E dyta, nuk ka planifikuar mjete të mjaftueshme në kategorinë e pagave. Kjo është përgjegjësi direkte e kryetarit të komunës që të siguroj se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që shpenzimet të planifikohen në ndarjet adekuate të buxhetit. Ky është vetëm një nga rastet që auditori ka zbuluar në lidhje me keq-menaxhimet në Komunën e Podujevës, e të cilat do t’ua bëjmë publike llapjanëve një nga një. Mjaftë më. Podujeva meriton më mirë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit