3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Peja, Prizreni dhe Ferizaj afër zonës së kuqe

Rekomandime

Peja, Prizreni, Ferizaj me rreth 300 raste aktive me koronavirus  dhe Vushtrria me afro 200, mund të bëhen pjesë e komunave me masa shtesë ngase rrezikojnë të hyjnë në zonën e kuqe me rritje të rasteve me COVID-19 për kokë banori.

- Advertisement -

Kjo nëse Ministria e Shëndetësisë, vendos që masat e marra për këtë vikend për Prishtinën, Fushë Kosovën, Gjakovën, Gjilanin, Oboliqin, Podujevën e Shtimën t’i përseritë edhe në fundjavat tjera, njofton Klan Kosova.

Në gjendje të mirë nuk qëndrojnë as Mitrovica e Jugut e Lipjani me nga 137 raste aktive dhe Drenasi me 119.

Ndryshe nga këto, larg nga shtimi i masave duket të jenë komunat me shumicë serbe. Në Mitrovicën e Veriut ka një rast aktiv, e nga Zubin Potoku, Zvecani, Leposaviqi dhe Parteshi tash e sa ditë nuk u paraqit asnjë rast në të dhënat e Insitutit Kombëtar të Shëndetëisë Publike.

- Advertisement -

Si këto është edhe Mamusha.

Ende nuk ka konfirmim nëse masat e marra për karantinimin disa ditësh të komunave me më shumë raste e ato për ndalimin e aktiviteteve do të aplikohen edhe në vikendet tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit