6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ish-Presidenti Thaçi pritet të mbrohet në liri, gjykim përmes video telekonferencës

Rekomandime

Ish-Presidenti, Hashim Thaçi, disa vite kryeministër i Kosovës, anëtarë themelues i Partisë Demokratike të Kosovës, anëtarë themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, dhe ish- shef i Drejtorisë Politike dhe asaj të Informimit të UÇK-së, më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

- Advertisement -

Gjatë gjithë karrierës, si rezultat i gatishërisë për të bashkërenduar secilin veprim të Kosovës me institucionet ndërkombëtare dhe liderë të shteteve të fuqishme që mbështesin pavarësinë e Kosovës, Gjykata Speciale do të ketë parasysh angazhimet e tija, me arsyetimin se nuk ekziston rreziku arratisjes apo përsëritjes së veprave për të cilat akuzohet, raporton arbresh.info.

Më 9 nëntor në orën 15:00, do të mbahet paraqitja e parë e Thaçit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Rrjedhimisht, portali arbresh.info merr vesh se Dhomat e Specializuara pritet të vendosin në ditët në vijim, që procedura penale ndaj Hashim Thaçit të zhvillohet përmes video telekonferencës.

- Advertisement -

“Dhomat e Specializuara pritet të urdhërojnë masën dorëzani me lirim në Kosovë, që procedurën ta vijojë përmes video telekonferencës”, bëjnë të ditur për arbresh.info, burime brenda Gjykatës Speciales.

Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020.

- Advertisement -

Më 5 nëntor, ai tha se ka marrë njoftimin për ngritjene aktakuzës, duke e paraqitur edhe dorëheqjen si president i vendit.

“Ndihem shumë krenar me përgjegjësitë që kam bartur në këto tre dekada në pozita, kapacitete dhe përgjegjësi të ndryshme institucionale të besuara nga vullneti i votës së lirë i qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Thaçi gjatë adresimit, ku bëri të ditur dorëheqjen.

Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Hashim Thaçit me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Paraqitja e parë e Hashim Thaçit do të mbahet në seancë publike. Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij.

Gjatë shqyrtimit fillestar, gjyqtari i procedurës paraprake e lexon aktakuzën, bindet se të drejtat e të akuzuarit janë respektuar, konfirmon se i akuzuari e kupton aktakuzën dhe e udhëzon të akuzuarin që të bëjë marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Gjyqtari i procedurës paraprake siguron që materiali në mbështetje të aktakuzës i është dhënë apo i jepet të akuzuarit në gjuhën që i akuzuari e kupton.

Të hënën, portali arbresh.info do të ju sjellë drejtpërdrejt paraqitjen e parë të Hashim Thaçit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë./arbresh.info/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit