Pas rreth 32 vjet karrierë ushtarake, ka dalë në pension gjenerali Xhevahir Geci, që së fundmi kreu detyrën e komandantit të Gardës Kombëtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Geci ka mjaft çfarë të kujtojë nga përjetimet e tij, që nga Ushtria Clirimtare, por shprehet krenar edhe me atë që po lë pas në FSK.
“Është e gatshme që ta mbrojë edhe jetën e qytetarit, por edhe vendin në tërësi”, thotë ai për FSK-në, njofton Klan Kosova.
Bashkëpunimin me të përgjatë viteve e vlerësojnë edhe vartësit e tij.
Fjalë të mëdha kanë edhe ish-bashkëluftëtarët Sami Lushtaku e Jetullah Geci.
Kurse ushtarët e rinj kanë marrë mësime jetësore nga përvoja e tij.
Për t’ia uruar pensionimin, garda organizoi ceremoni solemne në kazermë, ku iu dhanë edhe dhurata. Por nuk e lëshuan në fund pa një aktivitet fizik, duke bërë pompa së bashku.