16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Për çdo vendim, Qeveria Hoti duhet ta pyesë Listën Serbe dhe Serbinë”

Rekomandime

Qeveria Hoti e Lidhjes Demokratike të Kosovës po thuhet nga Lëvizja Vetëvendosje se do të jetë e varur nga Lista Serbe për funksionimin e saj, ani pse edhe LVV pati koalicion me partinë serbe, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka publikuar sot nënshkrimet e deputetëve të Listës Serbe, për thirrjen e seancës ku do të votohet Qeveria Hoti.

Nagavci thotë se Qeveria do të jetë e varur nga Lista Serbe dhe për çdo vendim paraprakisht duhet të arrijë kompromis me Serbinë.

Ajo po akuzon rëndë Qeverinë Hoti se po e rikthen ndikimin e Serbisë në Kosovë.

- Advertisement -

Postimi i plotë nga Nagavci:

Në tentimin për të realizuar projektin e presidentit Thaçi, të varur edhe nga Serbia.

- Advertisement -

Qeveria që po synon të votohet nga LDK, AAK, NISMA, LS, përpos që jo legjitime do të jetë krejtësisht e varur nga Lista Serbe, pra nga Beogradi. Për çfarëdo vendimi që do të dojë të marrë kjo qeveri, do të duhet paraprakisht të arrijë kompromis me Serbinë.

Shumë vite pas qeverive të varura nga LS, votat e qytetarëve i mundësuan kryeministrit Kurti të krijonte një qeveri të pavarur nga votat e LS. Pavarësisht kësaj, LDK inicioi mocion për rrëzim të Qeverisë ku ishte dhe vet, dhe me Avdullah Hotin synon që përsëri të rikthejë ndikimin e Serbisë edhe në Kuvend.

Legjitimim nga qytetarët e jo varësi nga Serbia

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit