1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Për çka u pyet komandanti i UÇK-së nga prokuroria e Gjykatës Speciale

Rekomandime

Prokurorët e Gjykatës Speciale të Hagës, pas ngritjes të aktakuzës kundër disa drejtuese të shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së kanë nisur mbledhjen e dëshmive për të faktuar pretendimin se ata vepruan, në një sikur thuhet “grup të strukturuar kriminal”.

Top Channel, ka mundur të mësojë detajet e intervistimit dy ditor në Hagë të ish ushtarakut Adem Shehu, i pari shtetas i Shqipërisë që përballet me prokurorët specialë. Burime nga Haga në dijeni të këtij intervistimi, që ka zgjatur në total 12 orë tregojnë se Adem Shehu fillimisht është pyetur:

- Advertisement -

Si ai mundi të merrte në dorë drejtimin e Brigadës 153 të zonës së Llapit?

Adem Shehu i cili gjatë luftës njihej me pseudonimin “Komandant Buna 20” është pyetur në cilësinë e dëshmitarit për dy episode gjatë luftës, që lidhen me rrëmbim personi, ushtrim dhune, fyerje, keq- trajtime fizike deri në eliminime fizike.

Këto burime i thanë Top Channel se prokurorët e Hagës, në mënyrë specifike kërkonin të dinin nga Adem Shehu:

- Advertisement -

Çfarë informacione ai kishte në lidhje me, “Repartin BIA” që komandohej nga Sali Mustafa i njohur me pseudonimin komandant Cali?

Sali Musta ishte drejtuesi i parë i UCK-s i cili u ndalua dhe u çua në Hagë fund-vitin e shkuar.

- Advertisement -

Prokurorët gjithashtu i kanë drejtuar pyetje komandant Adem Shehut,

Si drejtohej komanda e zonës operative të Karadakut nën komandën e Ahmet Isufit?

Interesi i prokurorëve, lidhej më së shumti tek urdhrat e dhënë nga Sali Mustafa dhe Ahmet Isufi për ata ushtarë të UCK-s që thyenin disiplinën, si ata ndëshkoheshin dhe çfarë ndodhte më pas.

Intervistimi i regjistruar audio-video i Adem Shehut në Hagë ka vijuar me pyetje që lidheshin me vend komandat që operonin në rajonin e Gollakut.

Prokurorët kanë kërkuar nga “Komandant Buna 20” të dinë:

Detajet se kë stërviti dhe çfarë njohurish ushtarake u dha personave që do të shkonin në luftë, kur ai në Farkë ndërtoi një akademi ushtarake për të rinjtë që vinin nga Evropa për t’u bashkuar formacioneve ushtarake të UÇK-së.

Prokurorët i kanë vendosur mbi tavolinë Adem Shehut disa dokumente të cilat ishin urdhra operacional që mbanin firmën e tij kur drejtonte Brigadën 153.

Referuar detajeve të botuar në një libër në Kosovë, prokurorët kishin ndërtuar disa pyetje për Adem Shehun që lidheshin me bllokimin e aksit rrugor Leskofs-Mutivodë- Prishtinë gjë e cila ndaloi përparimin e forcave serbe në Kosovë.

Edhe pas marrëveshjes të Kumanovës Shtabi i Ushtrisë Serbe vendosi mos përdorimin e kësaj rruge.

Gjatë seancave pyetje-përgjigje, dy ditore në Hagë, Adem Shehu në asnjë moment nuk u pyet për krimet serbe përfshi djegien e grave dhe fëmijëve me Nepalm në zonën operative të Gollakut ku ai operonte.

Prokurorët e Hagës kanë mbledhur një dokumentacion voluminoz me urdhrat e shtabit të UÇK-së, nga shumë burime mes tyre individë dhe subjekte politike në Kosovë.

Gjatë luftës në Kosovë, shumë oficerë të ushtrisë shqiptare iu bashkuan UÇK-së duke dhënë kontributin e tyre në këtë luftë çlirimtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit