1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Për dy muaj Iuftë, Rusia ka humbur 317 oficerë dhe 2 gjeneralë

Rekomandime

Më shumë se 300 oficerë rusë janë eliminuar në Ukrainë që nga fillimi i Iuftës, sipas të dhënave të përpiluara nga uebfaqja e pavarur e lajmeve Mediazona.

Sipas gazetës ruse “The Moscow Times”, agjencia e pavarur raporton se ka hetuar qindra deklarata zyrtare, lajme dhe postime në mediat sociale për vdekjen e ushtarëve rusë të të gjitha gradave, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

- Advertisement -

Sipas të dhënave që ajo ka mbledhur, që nga fillimi i luftës së Putinit në Ukrainë, kanë humbur jetën 317 oficerë dhe 1744 ushtarë rusë. Midis oficerëve të eliminuar ishin dy gjeneralë dhe zëvendëskomandanti i Flotës së Detit të Zi.

Dy gjeneralët rusë që humbën jetën janë Andrei Sukovetsky, zëvendës komandant i Ushtrisë së 41-të, i cili shërbeu në Siri në vitet 2018-2019 dhe Vitaly Gerasimov.

Analistët ia atribuan numrin relativisht të madh të ushtarëve të rangut të lartë mes viktimave pranisë së tyre fizike në fushën e betejës. Rusia humbi gjithashtu të paktën 500 marinsa dhe personel të forcave speciale, si dhe të paktën 20 pilotë.

- Advertisement -

Rrjeti i Pavarur Rus tha në një deklaratë se nuk ka marrë parasysh humbjen e trupave midis separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore, të cilët po Iuftojnë përkrah trupave ruse.

Nga ana e saj, Ministria Britanike e Mbrojtjes vlerëson se rreth 15 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën që nga fillimi i Iuftës. Për Ukrainën, humbjet e ushtarëve rusë arrijnë në 20 mijë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit