1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Për fajin e mediave, personazhi i “e kanë votue votën” ka ikur në Gjermani

Rekomandime

Një video e realizuar në vitin 2014 e që shpërfaqte parregullsitë e procesit zgjedhor në komunën e Malishevës, është bërë virale.

- Advertisement -

Kjo videon edhe sot, pesë vite pas publikimit vazhdon të shpërndahet shumë në rrjetet sociale, ku komentet janë kryesisht negative. Personi në video, Bashkim Asllani është detyruar ta lëshojë Kosovën si pasojë e përqeshjes kolektive që i është bërë.

Këtë e ka konfirmuar sot për RTV Dukagjini, vëllai i tij i cili ka bërë të ditur se Bashkimi sot jeton në Gjermani.

Ai ka sqaruar edhe rastin dhe atë se çka ka dashur të thotë vëllai i tij gjatë vitit 2014.

- Advertisement -

“U bë shumë e tepërt, por ne atëherë kemi qenë me Nismën. Për arsye se votat që kanë dalë, aty veç kishin qenë me votu militantët e PDK-së. Kjo është arsyeja pse ka folë. Sepse kur kemi shku na me votu, kutitë veç ishin kanë të mushta. Videoja e cila është shpërndarë shumë ka bërë që ai të largohet nga Kosova”, ka rrëfyer vëllai i tij.

Ndryshe, storia për shkak të së cilës personi në fjalë është larguar nga Kosova është realizuar nga Kohavision (KTV).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit